Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Tadej Pogacar është ‘Mbreti’ i ri i çiklizmit botëror, slloveni fiton për herë të katërt Turin e Francës

Tadej Pogacar është ‘Mbreti’ i ri i çiklizmit botëror, slloveni fiton për herë të katërt Turin e Francës

21:55, 27/07/2025

Çiklisti slloven Tadej Pogacar është konfirmuar sot përsëri si fituesi i Turit të Francës.

26-vjeçari ka hyrë në histori sot, duke u bërë më i riu që arrin në 4 suksese në këtë tur prestigjioz, më i famshmi në historinë e çiklizmit, duke u konfirmuar pas edicioneve të fituara në vitet 2020, 2021 dhe 2024.

Ai ka lënë pas krahëve danezin Jonas Vingegard, që është rivali i tij i madh i karrierës, si dhe gjermanin Florian Lipovitz. Pogacar, i pari që ka regjistruar 6 edicione radhazi të Turit të Francës në podium, ka siguruar edhe fanellën me pika të ngjitësit më të mirë.

Ai tentoi të bënte edhe arritje e madhe, që të kalonte i vetëm shiritin duke tentuar fitoren në etapën e fundit që zhvillohej në rrugët e Parisit.

Por edhe pse ia doli të shkëputej bashkë me një grup të vogël, në ngjitjen e fundit të vogël në Montmartre ishte belgu Vut Van Aert ai i cili bëri shkëputjen vendimtare, duke marrë fitoren e kësaj etape.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco