Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Luis Diaz kalon te Bayerni, detajet e marrëveshjes me Liverpoolin

Luis Diaz kalon te Bayerni, detajet e marrëveshjes me Liverpoolin

18:39, 27/07/2025

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Luis Diaz në vlerë prej 75 milionë euro.

Sulmuesi kolumbian, i cili aktualisht ndodhet me Liverpoolin në turneun parasezonal, është lejuar të udhëtojë pasi transferimi pritet të përfundojë brenda 24 orëve të ardhshme.

Bisedimet kanë arritur një pikë kthese gjatë fundjavës, pasi Liverpooli kishte refuzuar më parë një ofertë prej 67.5 milionë eurosh.

Vetë lojtari ka treguar qartë se dëshiron të largohet nga “Anfield”, duke arritur marrëveshje për një kontratë 4+1 vjet me klubin gjerman.

Luis Diaz shënoi 13 gola në kampionat sezonin e kaluar, në një edicion ku Liverpooli fitoi titullin kampion në Premier League.

Bayern Munich e sheh 27-vjeçarin si një sulmues të gjithanshëm, pas disa përpjekjeve të dështuara për objektiva të tjerë gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër, Liverpooli tashmë ka siguruar shërbimet e Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt dhe mbetet i interesuar për sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco