Kristian Shpendi po bëhet gati për sezonin e tij të katërt tek ekipi i parë i Çezenës, këtë herë me qëllimin që të afirmohet si një bomber i mirëfilltë në Serinë B.
Ai ishte në rrugën e duhur në sezonin e kaluar ku zhvilloi një pjesë të parë spektakolare, por pastaj u ndal nga dëmtimet dhe uli ritmin në pjesën e dytë të garës.
Por trajneri i tij, Mikele Minjani, nuk ka dyshime që Kristian Shpendi do të kthehet në nivelet e zakonshme duke tundur rrjetën, gjë që e theksoi edhe në një intervistë të dhënë sot, ku insistoi se sulmuesi shqiptar do të kthehej ai i zakonshmi.
“Kristian është një djalosh i ri i cili vjen nga një rrugëtim prej një viti e gjysmë të pabesueshëm, gjatë të cilit ka tërhequr mbi vete të gjithë vëmendjen. Pastaj kishte një moment vështirësie psikologjike.
Të punosh me Kristian është e thjeshtë, mjafton ta lësh të qetë dhe ai rikarikohet vetë. Në këtë moment e shoh saktësisht siç ishte në fillimin e sezonit të kaluar”, theksoi trajneri i Çezenës, e cila garon për të dytin vit radhazi në Serinë B.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: