Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

VIDEO/ Arsenal dhe Newcastle dhurojnë spektakël në Singapor, 5 gola të shënuar

VIDEO/ Arsenal dhe Newcastle dhurojnë spektakël në Singapor, 5 gola të shënuar

17:03, 27/07/2025

Arsenali dhe Newcastle u përballën mes tyre në një miqësore në turin aziatik në luajtur në Singapor.

“Qymyrxihnjtë” kaluan të parët në avantazh pas 5 minutash lojë me blerjen e re, Anthony Elanga, i cili shënoi pas asistit të marrë nga Sandro Tonali.

Barazimi i londinezëve erdhi në minutën e 32-të, me Mikel Merino.

Spanjolli shënoi pas një asisti fantastik nga Kai Havertz.

Tre minuta më pas, Alex Murphy i pafat dërgon topin në portën e tij, pas një topi të futur në zonë nga Kai Havertz.

Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Arsenalin.

Në minutën e 57-të, Jacob Murphy, barazoi shifrat 2-2 me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Goli i fitores për londinezët erdhi në minutat e fundit të takimit nga Martin Odegaard me penallti në minutën e 83-të.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco