Interesi i Njukasëllit për Benxhamin Seshko lidhet me faktin se numri nëntë aktual i skuadrës, Aleksandër Isak, ka shprehur dëshirën për të eksploruar mundësitë e një largimi gjatë kësaj vere.
Si Arsenali, ashtu edhe Mançester Junajtid, kanë shfaqur interes për Seshkon gjatë merkatos, por të dyja skuadrat në fund kanë zgjedhur drejtim tjetër. Në rast se 22-vjeçari largohet nga Bundesliga këtë verë, Lajpcig ka vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh.
Sezoni i kaluar, ashtu si për pjesën më të madhe të skuadrës së Lajpcigut, ishte zhgënjyes edhe për Seshkon. Në 45 ndeshje, slloveni shënoi 21 gola dhe dha 6 asiste, por në disa raste tregoi pasaktësi dhe mungesë vazhdimësie.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: