I dhuroi Leverkusenit Kupën e Gjermanisë, Xhaka: Sezon i paharrueshëm, do të kujtohemi gjatë

I dhuroi Leverkusenit Kupën e Gjermanisë, Xhaka: Sezon i paharrueshëm, do të kujtohemi gjatë

14:18, 27/05/2024

Bayer Leverkusen “pushton” totalisht Gjermaninë. Pas triumfit historik në Bundesligë, ku nuk njohu asnjë disfatë gjatë 34 javëve, ata në të njëjtën mënyrë fituan edhe Kupën.

Goli i mesfushorit Granit Xhaka nga distanca rezultoi vendimtar në minutën e 16-të.

U mendua se humbja në finales e Europa Ligës do të sillte pasoja në takimin kundër Kaizerslautern, por nuk ndodhi kështu.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, Kaizerslautern ka të njëjtën numër Kupash sikurse “Aspirinat”, dy të tilla. “Arkitekti” Xabi Alonso i qëndroi besnik rreshtimit 3-4-2-1, ndërsa mesfushori Granit Xhaka u pozicionua në qendër të mesfushës.

Pikërisht futbollisti me origjinë kosovare “magjepsi” prapavijën e ngjeshur të Kaizerslautern në minutën e 16-të përmes goditjes nga jashtë zone, e cila ishte e pakapshme për portierin rival.

Pak momente përpara mbylljes së pjesës së parë, Kosunua u ndëshkua me karton të kuq, por “Aspirinat” e menaxhuan mirë pjesën e mbetur të lojës, duke e mbyllur sezonin 2023-2024 me dopjetë trofesh.

“Fundi perfekt i sezonit të parë në ekipin e Bayer Leverkusen. Etapë e paharrueshme. Ne ia dolëm të fitonim Bundesligën, tashmë e kishte radhën Kupa. E kemi mbyllur të pamposhtur në këto dy kompeticione. Kujtim i mahnitshëm, i cili do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga tifozët tanë. Faleminderit mbështetësve të Leverkusenit. Shihemi në etapën tjetër”, përfundoi mesazhin në rrjetet sociale Granit Xhaka.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco