Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Atletikë/ Luiza Gega sërish kampione e dyfishtë e Ballkanit, David Nikolli medalje argjendi

Atletikë/ Luiza Gega sërish kampione e dyfishtë e Ballkanit, David Nikolli medalje argjendi

13:21, 27/05/2024

Atletja Luiza Gega vijon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare. Në Kampionatin e77-të Ballkanik të Atletikës të zhvilluar në Izmir të Turqisë, ajo u shpall kampione e dyfishtë e Ballkanit.

Luiza Gega triumfoi në dy disiplina. Në distancën 3000 metra me pengesa, ajo u rendit e para me kohën 9’26”40.

Atletja kuqezi nuk zhgënjeu as në distancën 5000 metra, duke zënë vendin e parë me kohën 15’38”52.

Një paraqitje e shkëlqyer e atletes shqiptare, që po kalon një formë të mirë para Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Gjithsesi, para këtij eventi, sipas Federatës së Atletikës, Gega do të marrë pjesë edhe në Europianin që zhvillohet në Romë muajin qershor.

Në Ballkaniadën turke u paraqit mirë edhe atleti David Nikolli, që në garën e 3000 metrave u klasifikua në vendin e dytë me kohën 8’07”37.

Në këtë turne morën pjesë atletë nga 21 shtete, ndaj konkurrenca ishte e madhe. Shqipëria mori pjesë me 8 atletë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco