‘L’Equipe’ zbulon të ardhmen e Armando Brojës, e kërkojnë në Francë

‘L’Equipe’ zbulon të ardhmen e Armando Brojës, e kërkojnë në Francë

12:59, 27/05/2024

E përditshmja franceze “L’Equipe” zbulon se sulmuesi shqiptar Armando Broja mund të transferohet te Monaco sezonin tjetër. Futbollisti 22-vjeçar shqiptar e nisi këtë sezon me fanellën e Chelseat, por në janar u transferua te Fulham, ku nuk la gjurmë.

22-vjeçari, i cili vjen nga një sezon me 2 gola (në 27 paraqitje), duket se nuk bën më pjesë në planet e Chelsea, që kërkon ta largojë.

Londinezët kërkojnë të arkëtojnë sa më shumë nga shitja e tij, një futbollist që ka ardhur nga Akademia e Chelseat.

Monaco e përfundoi në vendin e dytë kampionatin në Ligue 1 këtë sezon, por ata po humbasin golashënuesin kryesor Wissam Ben Yedder.

Sulmuesi kuqezi konsiderohet nga ata si zëvendësuesi ideal, i ri dhe me shumë energji, në një klub ku mund të shpërthejë.

Armando Broja ka mjaft admirues edhe në Premier League, ku spikat West Ham, ndaj pritet të transferohet këtë verë.

Kostoja e kartonit të tij mund të kapë shifrën 20 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco