Boks/ Anthony Joshua zbulon datën dhe vendin e duelit të ri, kandidatët për të sfiduar britanikun

Boks/ Anthony Joshua zbulon datën dhe vendin e duelit të ri, kandidatët për të sfiduar britanikun

15:41, 29/04/2024

Anthony Joshua ka zbuluar se do të rikthehet në ring në vjeshtën e këtij viti. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë deklaroi se sfida e tij e radhës do të jetë më datat 20 ose 21 shtator, në stadiumin “Wembley”, në Londër.

Britaniku tregoi gjithashtu se rivali i tij i radhës do të vendoset pas datës 1 qershor.

Në këtë datë do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite dueli i madh “5 kundër 5” mes boksierëve të kompanive Matchroom dhe Queensberry, mes promotorëve Eddie Hearn dhe Frank Warren.

Joshua, i cili e mposhti Ngannou brenda dy raundeve më 8 mars, konfirmoi se katër janë boksierët e mundshëm që mund të sfidojë.

Më 1 qershor, do të përballen mes tyre Deontay Wilder me Zhilei Zhang si dhe Filip Hrgovic me Daniel Dubois.

Faktori vendimtar se me kë do të luftojë do të varet nga performanca e rivalit të tij.

Duke folur për “talkSPORT”, Joshua tha: “Sa herë që më thonë se ka një duel, do të jem gati 100%. Sfida ime e radhës do të jetë në Londër, në stadiumi ‘Wembley’.

“Kjo është ajo që më tha menaxheri im. Wembley, 20 ose 21 shtator. Rivali im do të mësohet së shpejti. Më 1 qershor do të shohim Filip Hrgovic vs Daniel Dubois dhe Zhilei Zhang vs Deontay Wilder”, u shpreh Anthony Joshua.

“Do të dueloj më atë që duket më mirë. Do të më pëlqente të dueloja me Fury, por ai ka impenjimet e tij me Usyk. Kështu, do të vazhdoj të kaloj nëpër kundërshtarë në mënyrë që të të afrohem gjithnjë e më afër sfidës me Tyson Fury”, tha Joshua.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco