Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mourinho: E urreja këtë gjë te Roma

Mourinho: E urreja këtë gjë te Roma

22:11, 22/04/2024

Jose Mourinho në një intervistë të gjatë për “The Telegraph”, shpjegoi se në klubin e radhës do të mendojë të bëj vetëm rolin e trajnerit.

Luzitani, pretendon se tek Roma mori shpeshherë përsipër të fliste në emër të klubit duke theksuar se diçka e tillë nuk i pëlqen.

Ndër të tjera, 61-vjeçari shtoi se do të marrë përsipër një klub që ka ambicie dhe që kërkon ashtu si ai, të fitojë tituj.

“Në klubin e radhës dua të bëj vetëm detyrën e trajnerit. Jam i vetmi trajner europian që kam dy finale të luajtura në dy vitet e fundit. Këtë çdo trajner do ta kishte ëndërruar, por unë qëndroj me këmbë në tokë pasi kam fituar Championsin 20-vite më parë. Duhet të përqendrohemi te e tashmja.

Unë nuk kam frikë të punoj edhe me klube të cilat nuk janë ndërtuar për të fituar, por gjithmonë duhet të kemi objektivin për të fituar apo për t’i bërë skuadrat gati për të fituar. Dua vetëm të bëj detyrën si trajner, ëndrra ime është të punoj dhe të zhvilloj lojtarët. Ka pasur disa momente kur më është dashur të bëj diçka më shumë se trajneri dhe më pas harron detyrën tënde parësore.

Pas finales së Europa League me Romën, të humbur në atë lloj forme, nuk isha i lumtur që u desh të përfaqësoja të gjithë klubin në konferencë. E kam urryer këtë pjesë. Doja një klub të strukturuar ku të bëja vetëm trajnerin sepse në atë fushë jam i zoti. Jam mirë me komunikimin, por nëse dal tre apo katër herë në javë për të folur, atëherë e sigurt që edhe do të gaboj.

E ardhmja? Jam 61-vjeç dhe nuk dua ta mbyll kur të jem 65. Kam shumë rrugë përpara, por dua që klubi të ketë të njëjtat objektiva si unë. Nuk mund të shkoj në një klub vetëm për historinë time, objektiv është fitimi i titujve”, u shpreh Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco