VIDEO/ Momente emocionuese, legjenda Erikson nuk mban dot lotët gjatë nderimit nga tifozët

VIDEO/ Momente emocionuese, legjenda Erikson nuk mban dot lotët gjatë nderimit nga tifozët

17:37, 22/04/2024

Legjenda suedeze e trajningut, Sven Goran Erikson, ka treguar pak kohë më parë se vuan nga një tumor në fazën terminale, ndaj nuk i mbeten shumë muaj jetë.

Që nga ai moment, bota e futbollit është munduar vazhdimisht të nderojë një figurë e cila ka bërë emër në fushat e lojës në pankinë, por edhe në vitet kur luante vetë futboll.

Nderimin më special ia ka bërë në fundjavën e kaluar tifozeria e klubit të Goteborgut, ku ai ka qenë futbollist për shumë vite. Erikson ishte i ftuari i nderit në tribunë për ndeshjen e ekipit ku luan Arbnor Muçolli, ndaj skuadrës së Norrkoping.

Para hyrjes së ekipeve në fushë, Erikson, i cili ecte më vështirësi, u shoqërua në mesin e fushës, duke dëgjuar koret e tifozerisë, teksa ultrasit shpalosën një koreografi gjigande me foton e tij kur ishte futbollist i kësaj skuadre.

Suedezi nuk mbajti dot lotët në këto momente emocionuese që bënë xhiron e rrjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco