Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Festë spanjolle në Champions, Barcelona dhe Atletico afër gjysmëfinaleve

Festë spanjolle në Champions, Barcelona dhe Atletico afër gjysmëfinaleve

23:04, 10/04/2024

Festë spanjolle në dy çerekfinalet e para të mbrëmjes së sotme në Champions League.

Barcelona siguroi një sukses të jashtëzakonshëm 2-3 në “Parc des Princes” përballë PSG-së, duke hedhur një hap drejt kalimit në gjysmëfinale.

Braziliani Raphinha ishte heroi i skuadrës së Xavit me dy golat e tij.

Fiton edhe Atletico Madrid. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 2-1 në Madrid përballë Borussia Dortmund.

Duelet e kthimit do të zhvillohen të martën e ardhshme (16 prill), nga të cilat do të mësohen edhe dy ekipet gjysmëfinaliste. Që do të përballen mes tyre për një biletë në finalen e madhe të “Wembleyt” (1 qershor).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco