Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Joao Felix thyen rekordin personal, te Barcelona sezoni i tij më i mirë

Joao Felix thyen rekordin personal, te Barcelona sezoni i tij më i mirë

22:06, 01/04/2024

Joao Felix është në qendër të vëmendjes së medias sportive në Spanjë.

Këtë herë është “AS” që analizon shifrat e sulmuesit portugez të Barcelonës, i huazuar nga Atlético e Madridit, këtë sezon.

Lojtari i përfaqësuese portugeze ka marrë pjesë deri tani në 17 gola të realizuar nga katalanasit, rezultati më i mirë i karrierës së tij.

“Joao Felix është një mister. Lojtari i huazuar nga Atletico Madridi mbërriti në Barcelonë këtë verë me kërkesë të Joan Laportas, i cili asnjëherë nuk e ka fshehur se është tifoz i këtij lojtari me talent të pamohueshëm. Pas një fillimi premtues të sezonit, Joao Felix u zbeh për të ndezur llambën magjike në momente të veçanta.

Megjithatë, këtë sezon, pavarësisht ndërprerjeve, Joao Felix theu rekordin dhe tashmë ka marrë pjesë në 17 gola krahasuar me 16 të sezonit të tij më të mirë tek Atletico Madridi, në 2020-2021”, shkruan “AS”.

Joao Felix, duhet theksuar, spikati në fitoren e Barcelonës ndaj Las Palmas.

Sulmuesi hyri në lojë në 56-të dhe asistoi Raphinhan në të 59′.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco