Klubet gjigante të Europës vihen pas lojtarit të Juventusit

Klubet gjigante të Europës vihen pas lojtarit të Juventusit

22:26, 29/03/2024

Liverpool, Borussia Dortmund dhe Leipzig pritet të zhvillojnë një garë të fortë në verë për shërbimet e Dean Huijsen.

Mbrojtësi në pronësi të Juventusit i huazuar te Roma ka spikatur me paraqitjet këtë sezon dhe ka zgjuar interes tek klubet e rëndësishme europiane.

18-vjecari, i cili zgjodhi të përfaqësojë Spanjën pak javë më parë, dhe jo vendin e origjinës Holandën, shihet si një thesar nga Juventusi.

Për shkak të vështirësive financiare, “Zonjës së Vjetër” i është kërkuar të bëjë shitje në verë dhe Huijsen pritet të jetë njëri prej tyre.

Në dyshim është edhe e ardhmja për Gleison Bremer. Çdo gjë ka një çmim dhe e njëjta gjë vlen edhe për liderin 27-vjeçar të Massimiliano Allegrit dhe 18-vjeçarin e huazuar te Roma.

Bardhezinjtë nuk vendosin çmime, por janë të vetëdijshëm se përballë propozimeve të caktuara, sakrifica do të jetë pothuajse e pashmangshme.

Të paktën 60-70 milionë me bonuse për Bremerin, që tashmë është garanci.

Të paktën 30 milionë euro të tjera për Huijsen, i konsideruar nga shumë si qendërmbrojtësi i së ardhmes.

Nuk duket qartë se lamtumira do të jetë e dyfishtë, por nuk përjashtohet as e kundërta.

Në mars, në kampin bardhezi mendojnë për të gjithë skenarët e mundshëm.

Përfshirë atë të gjetjes së 100 milionë eurove shtesë në portofol për të investuar në rindërtimin e ekipit dhe kryerjen e ristrukturimit në funksion të rikthimit në Ligën e Kampionëve dhe debutimit në Kupën e Botës për Klube me 32 ekipe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco