Nën hetim nga Federata Angleze për bastet, Tonali çuditërisht denoncoi veten

Nën hetim nga Federata Angleze për bastet, Tonali çuditërisht denoncoi veten

21:21, 29/03/2024

Një ditë më parë, Federata Angleze bëri të ditur se kishe nisur hetimet ndaj Sandro Tonali, i cili akuzohej se kishte vendosur baste për ndeshjet e kampionatit anglez gjatë periudhës kur ishte lojtar i Njukasëll, gjë që është e ndaluar në këtë vend për lojtarët profesionistë.

Për futbollistin pritet një tjetër masë ndëshkimore pas asaj që mori në tetor Federata Italiane kur zbuloi se mesfushori italian kishte qenë një bastexhi i rregullt.

Por këtë radhë, ai që ka denoncuar gjithçka, edhe pse mund të duket e çuditshme është vetë Sandro Tonali.

Këtë e ka konfirmuar “GRSports”, kompania e cila menaxhon futbollistin e përfaqësueses së Italisë.

Me sa duket, kjo ka qenë taktika e vetë lojtarit për të mbyllur përfundimisht këtë kapitull e që të mos kishte më telashe në të ardhmen.

“Saktësohet se hetimi që po kryhet, ka nisur pasi në tetorin e vitit 2023, futbollisti i Njukasëll, Sandro Tonali, vendosi të denoncojë veten te Federata Angleze, ashtu siç kishte bërë më parë me FIGC, për të qartësuar pozicionin e tij në lidhje me bastet që kishte vendosur gjatë periudhës para hapjes se procedimit të tij në Itali.

Futbollisti dëshiron që t’i vendosë një pikë përfundimtare një periudhe negative dhe shumë të dhimbshme të jetës së tij dhe të riniset me shumë forcë pas mbylljes se pezullimit”, shkruante agjencia e cila menaxhon lojtarin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco