Interi bën ‘tifozllëk’ për Marseille në Francë, arsyeja

Interi bën ‘tifozllëk’ për Marseille në Francë, arsyeja

20:11, 29/03/2024

Në merkato çdo burim financiar mund të rezultojë vendimtar. Kështu, është edhe për Interin që duke menduar situatën dhe planet për merkaton e verës, ka nisur të bëjë “tifozllëk” për Marseillen në Francë.

Gjithçka lidhet me Joaquin Correa, i cili është transferuar te Marseille falë formulës së huazimit.

Por, në rast se francezët kualifikohen për në edicionin e ardhshëm të Champions League, atëherë huazimi shndërrohet në blerje të detyruar dhe në këtë formë, arka zikaltër do të mbushej me 10 milionë euro.

Për momentin, duket disi e vështirë që Marseille të kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi vendi i tretë në Ligue 1 është plot shtatë pikë larg.

Ndërkohë, vendi i katërt që mbahet nga Lille është katër pikë larg, por vendi i katërt nuk do të thotë kualifikim, teksa do të duhet që të kalohet turi eliminator para pjesëmarrjes në grupe.

Një shans tjetër, Marseille e ka edhe nga Europa League, turne që duhet ta fitojë.

Sigurisht, rrugëtimi aty është edhe më i komplikuar me francezët që në çerekfinale përballen me Benficën, por pjesë e kompeticionet janë edhe klube si Liverpool, Milan apo Bayer Leverkusen.

Gjithsesi, Interit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë në kualifikimin e Marseille në Champions League për të fituar 10 milionë euro si dhe për të “larë” njëherë e mirë duart nga Correa që nuk bën pjesë në planet e Simone Inzaghit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco