Eliminatoret ‘EURO 2025’ për vajza, trajneri Grima grumbullon 20 futbolliste për sfidat me Luksemburgun dhe Estoninë

Eliminatoret ‘EURO 2025’ për vajza, trajneri Grima grumbullon 20 futbolliste për sfidat me Luksemburgun dhe Estoninë

16:35, 29/03/2024

Kombëtarja e vajzave A nis të dielën grumbullimin dhe stërvitjet për edicionin e ri kualifikues të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.

Shqipëria është pjesë e Grupit C5, së bashku me Estoninë dhe Luksemburgun.

Në këtë fushatë kualifikuesesh, vajzat kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima do të kërkojnë kalimin në fazën play-off.

Shqipëria e nis këtë rrugëtim të ri në transfertë ndaj Luksemburgut, me ndeshjen që do të luhet më 5 prill, teksa katër ditë më vonë, vajzat kuqezi do të presin në shtëpi rivalet e Estonisë.

Në kuadër të këtyre dy sfidave, trajneri Armir Grima ka grumbulluar 20 futbolliste.

Bie në sy rikthimi në skuadër i sulmueses Klea Hamonikaj si edhe mesfushores Markela Bejleri.

Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet më 31 mars në Tiranë, teksa përgatitjet për këto dy sfida do t’i zhvillojë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Më 3 prill, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Luksemburgut, ku më 5 prill do të luajë edhe ndeshjen e parë zyrtare ndaj vendaseve, në stadiumin “Emile Mayrisch” në ora 19:30.

Ndërkaq, më 9 prill, Shqipëria do të presë në stadiumin “Air Albania” ekipin e Estonisë.

Takimi është planifikuar të luhet në ora 20:00, teksa dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë tifozët shqiptarë, në mbështetje të vajzave kuqezi.

Më poshtë edhe lista e plotë e 20 vajzave të grumbulluara nga trajneri Armir Grima për dy sfidat e para në fushatën e re kualifikuese të Kampionatit Europian “Zvicër 2025.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco