Fitore me përmbysje ndaj Islandës, Ukraina siguron biletën për në Europian

Fitore me përmbysje ndaj Islandës, Ukraina siguron biletën për në Europian

22:43, 26/03/2024

Ukraina arriti një fitore spektakolare ndaj Islandës me rezultatatin 2-1 në stadiumin “Tarczynski Arena” në Poloni, duke siguruar një biletë për në Europianin e qershorit që do të zhvillohet në Gjermani, ku ukrainasit do të jenë pjesë e Grupit E së bashku me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë. 

Islandezët kaluan të parët në avantazh me Gudmunsson, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-1, teksa Ukraina arriti të përmbyste gjithçka në fragmentin e dytë të lojës me Tsygankov dhe Mudryk, gola të shënuar në minutat 54 dhe 84.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco