Reagimi i Dukës pas dy miqësoreve të humbura të Kombëtares

Reagimi i Dukës pas dy miqësoreve të humbura të Kombëtares

22:57, 25/03/2024

Shqipëria u mposht nga Suedia në miqësoren e dytë të muajit mars me rezultatin 1-0. Kjo ishte humbja e dytë në dy testet miqësore për kuqezinjtë, të cilët pak ditë më parë humbën ndaj Kilit me rezultatin 0-3.

Në lidhje me këto dy paraqitje ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, e ka cilësuar duelin ndaj Suedisë si një paraqitje më e mirë se ndaj Kilit.

Gjithsesi sipas numrit 1 të FSHF-së, lojtarët duhet të ishin më shumë agresivë. 

Reagimi i Dukës

Sot ndaj Suedisë kombëtarja bëri një paraqitje më të mirë se sa ndaj Kilit. Impenjimi që treguan lojtarët në fushë ishte i kënaqshëm, mbase duhet të ishim pak më shumë agresivë. Këto dy ndeshje na kanë shërbyer shumë për të kuptuar se vetëm me punë, impenjim e shumë sakrifica mund të kemi rezultate më të mira dhe të rritemi. Tani duhet të fokusohemi te finalet e Euro 2024, të përgatitemi sa më mirë për të bërë një turne të paharrueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco