Fenerbahçe mbledh Asamblenë e Përgjithshme për të vendosur braktisjen e kampionatit

Fenerbahçe mbledh Asamblenë e Përgjithshme për të vendosur braktisjen e kampionatit

22:43, 25/03/2024

Ngjarjet e 17 marsit rrezikojnë ta çojnë Fenerbahçen drejt një vendimi historik.

Pas fitores si mysafir ndaj Trabzonspor, lojtarët e skuadrës së Stambollit në fakt u sulmuan nga disa tifozë të dhunshëm vendas, të cilët arritën të futen në fushën e lojës në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Incidenti u dënua publikisht nga Xhani Infantino, president i FIFA-s, ndërsa autoritetet turke arrestuan të paktën 12 persona.

Fenerbahçe ka thirrur një Asamble të Përgjithshme të jashtëzakonshme për të martën e ardhshme më 2 prill për të vendosur të ardhmen e klubit që militon në elitën e futbollit turk. Episodi i dhunshëm në fakt do të kishte bërë që drejtuesit të konsideronin pjesëmarrjen e tyre në kompeticion, i cili e sheh Fenerbahçen aktualisht të dytin me dy pikë pas Galatasaraj.

Akoma nuk dihet ende nëse ky vendim do të merret apo jo, por siç duket, klubi i Fenerbahçes nuk do ta kapërdijë lehtë këtë situatë, dhe madje nuk e ka problem as që ta mbyll me kaq rrugëtimin e saj në Superligën Turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco