‘Penalltia që pretendoi Broja ishte...’

‘Penalltia që pretendoi Broja ishte...’

21:55, 25/03/2024

Ish-futbollisti i Kombëtarjes, Arjan Peço, bëri një analizë të shkurtër dhe të shpejtë, pas duelit miqësor mes Suedisë dhe Shqipërisë që përfundoi me rezultatin 1-0.

I ftuar në studion e “Supersport”, Peço ndër të tjera deklaroi:  “Futbolli është lojë gabimesh. Është më i mirë ai që bën më pak gabime. Kur tentohet të luhet futboll dhe kundërshtari bën presion të lartë, bëhet edhe gabime. Janë zona që ndëshkohesh. 

Image

Problemi është se ekipi nuk punon gjithë kohën bashkë, mblidhet për ndeshje të caktuara. Kualiteti i lojtarëve tanë gjithashtu ndikon, nuk janë në formë të mirë për të minimizuar gabime.

Me Poloninë apo Çekinë, ndodhnin shumë pak gabime, ndaj ishin edhe rezultatet pozitive. Përtej penalltisë së pretenduar të Brojës, ishte një aksion tipik për të shfrytëzuar dorën. Ishte shumë e dyshimtë, në momentin e parë mendova se ishte penallti. Aksioni ishte model për Brojën. 

Për fat të keq shumë pak gjuajtje drejt kuadratit. Tentuam nga distanca me Asanin dhe Bajramin. Asani iu afrua shumë golit. Sot pozitive ishte mesfusha, shume fizike dhe kompakte. Me topin bëmë mirë”, u shpreh Peço. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco