Suedi-Shqipëri/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, njihuni me statistikat

Suedi-Shqipëri/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, njihuni me statistikat

19:51, 25/03/2024

Në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Suedisë dhe Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Ka qenë një lojë e fortë nga të dy ekipet, ku rastet nuk kanë munguar.

Suedezët madje goditën edhe shtyllën, ndërsa në 2-3 raste ishte Strakosha që ruajti të paprekur kuadratin e kuqezinjve.

Nga ana tjetër, Broja arriti ta dërgojë topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa priten ndryshime në 45 minutat e dyta, ku Silvinjo do të provojë disa lojtarë nga stoli.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco