Arrestohen mbi 30 tifozë të Uellsit para ndeshjes me Armeninë

Arrestohen mbi 30 tifozë të Uellsit para ndeshjes me Armeninë

19:37, 18/11/2023

Federata e Futbollit të Uellsit ka konfirmuar se 32 tifozë janë arrestuar në Jerevan, kryeqytet i Armenisë, para ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian që përfundoi pak orë më parë (rezultati përfundimtar ishte 1-1).

Rreth 1200 tifozë të Uellsit mbërritën për të parë ndeshjen.

Kjo është deklarata e Federatës së Futbollit:

“Ne jemi në dijeni të situatës në lidhje me tifozët tanë në Jerevan dhe jemi në diskutime të rregullta me policinë. Jemi në kontakt me autoritetet lokale si dhe me policinë e Uellsit, që po e menaxhojnë situatë së bashku me agjencitë vendase të zbatimit të ligjit. Është e përfshirë edhe Zyra e Jashtme dhe Commonwealth Britanik.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco