Mesazhi për babanë, Luis Diaz nuk do të dënohet

Mesazhi për babanë, Luis Diaz nuk do të dënohet

22:47, 07/11/2023

Luis Diaz nuk do të përballet me asnjë akuzë nga ana e federatës angleze pasi ai ngriti fanellën e tij për të zbuluar një mesazh që bënte thirrje për lirimin e babait të tij të rrëmbyer.

Ylli kolumbian i Liverpulit, prindërit e të cilit u rrëmbyen nën kërcënimin e armëve vendlindjen e tyre, kishte veshur një bluzë me fjalët “Libertad Para Papa” (“Liri për babanë”) nën fanellën e tij, të cilën e shfaqi pasi shënoi golin e barazimit dramatik në minutën e 95-të kundër Lutonit të dielën.

Rregullorja e FA i ndalon lojtarët të heqin fanellat për të zbuluar mesazhe personale. Megjithatë, duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme dhe faktin që 26-vjeçari nuk e hoqi plotësisht bluzën e tij, “Mail Sport” zbulon se FA nuk do të ngrejë akuza. Grupi gueril që po e mban peng ka premtuar se do ta lirojë babanë e sulmuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco