Presidenti klubit u kërkon tifozëve të mbledhin para për të shmangur falimentimin

Presidenti klubit u kërkon tifozëve të mbledhin para për të shmangur falimentimin

19:25, 31/10/2023

Pronari i Sheffield Wednesday, Dejphon Chansiri, u ka kërkuar tifozëve të klubit që të mbledhin 2 milionë paundë për të shpëtuar nga falimentimi.

Sheffieldi është përfshirë në një problem financiar dhe sportiv pasi është lejuar të federojë futbollistët për shkak të borxheve që ka me thesarin britanik.

Sipas medias britanike, sa më gjatë të zgjasë periudha pa shlyerjen e borxheve, aq më i pamundur do të jetë regjistrimi i lojtarëve.

Kjo do të thotë se klubi anglez mund të përballet me pezullimin e merkatos në tri dritare transferimi.

“Nëse do të kisha para në bankë, do të paguaja menjëherë”, tha Chansiri në një intervistë për gazetën “Sheffield The Star”.

“Nëse 20.000 njerëz do të jepnin nga 100 stërlina secili, atëherë do të ishim mirë dhe kjo situatë mund të merrte fund. Kjo shumë do të mbulonte gjithçka, pagesën në thesar dhe pagat”, shtoi miliarderi tajlandez.

Skuadra e Sheffieldit është në fund të renditjes, me gjashtë pikë pas 14 ndeshjeve.

Disa ditë më parë shkarkoi spanjollin Xisco Munoz, i cili ishte trajner i klubit që nga vera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco