Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Korridori i famshëm, shihni si u festua tek Inter Miami ‘Topi i Artë’ i Leo Messit

VIDEO/ Korridori i famshëm, shihni si u festua tek Inter Miami ‘Topi i Artë’ i Leo Messit

18:45, 31/10/2023

Pas një nate tjetër magjike të jetës së tij, Lionel Messi, tashmë është kthyer në Florida.

Kampioni argjentinas, i cili dje mori “Topin e Artë 2023” në Paris (i teti i karrierës së tij të pabesueshme), fluturoi menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara për të rifilluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Inter Miami, pa dyshim, e ka festuar suksesin e numrit 10, i cili u prit ngrohtësisht nga shokët e tij, stafi teknik dhe drejtuesit (kujtojmë që bashkëpronari David Beckham i dhuroi dje çmimin e lakmuar). 

Për të nderuar Messin, u krijua korridori i famshëm i futbollistëve dhe u bënë foto të shumta me një karton në formën e numrit 8, e gjitha në ar, me autografet e pjesëtarëve të skuadrës.

Shumë buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe përqafime për futbollistin më të mirë në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco