Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Kush qëndron pas mbrojtjes së Irena Gjokës?

NBA nis spektaklin, nuk gabojnë skuadrat e mëdha

NBA nis spektaklin, nuk gabojnë skuadrat e mëdha

14:06, 26/10/2023

Spektakli i basketbollit amerikan, NBA, luajti ndeshjet e para të sezonit të ri. Ashtu siç pritej takime interesante dhe emocionuese u zhvilluan mbi parket, teksa skuadrat më të forta të kampionatit morën fitoret e para.

Në “Madison Square Garde” Boston Celtics triumfuan ndaj vendasve të New York Knicks më shifrat 108-104, me sfidën që ishte e hapur deri në sekondat e fundit. Celtics e nisën mirë ndeshjen, teksa në pjesën e parë të sfidës rezultati në ekran shënonte 51-46.

Më pas Knicks filluan të reagonin deri pak para fundit, por nuk mundën të bënin më shumë duke pranuar humbjen në ndeshjen e parë në shtëpi. Ai që shkëlqeu ishte Jason Tatum me 34 pikë dhe 11 topa në tabelë.

Në ndeshjen tjetër më të fortë të mbrëmjes, Cleveland Cavaliers ishin me shumë fat, teksa fituan me 1 pikë më shumë sesa Brooklyn Nets. Ndeshja në New York përfundoi me shifrat 114-113. Vendimtarë ishin dyshja Mitchell-Strus me nga 27 pikë secili.

Pavarësisht 37 pikëve të Cameron Thomas, Nets nuk bënë më shumë në sfidën e parë para tifozëve të vetë. Në sfidat e tjera të zhvilluara Miami Heat fituan 103-102 ndaj Detroit Pistons.

San Antonio Spurs u mundën në shtëpi 126-119 nga Maverick. Sezoni i rregullt i NBA që ngriti siparin më datë 24 tetor, pritet të zgjasë deri në mes të muajit prill, për t’i lënë vendin fazës më emocionuese asaj të “Play-Off ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco