PSG-Milan/ Donarumma përballë të kaluarës: Gjithmonë falënderues ndaj ‘kuqezinjve’

PSG-Milan/ Donarumma përballë të kaluarës: Gjithmonë falënderues ndaj ‘kuqezinjve’

18:26, 24/10/2023

Gianluigi Donnarumma përgatitet për një nga ndeshjet më të veçanta në karrierë duke qenë se me Paris Saint-Germain do të sfidojë Milanin, klubin që e rriti dhe e promovoi në elitë. Gardiani në konferencë për shtyp, theksoi se i detyrohet për gjithçka kuqezinjve mirëpo shtoi se emocionet do të duhet t’i lërë për jashtë fushe.

“Për mua është një ndeshje shumë emocionuese, ritakohem me “kuqezinjtë” e Milan që për mua është shumë i veçantë. Por, këto emocione jam i detyruar t’i lej jashtë fushës së lojës dhe të mendoj vetëm për atë që ndodh brenda 90 minutëshit. Te Parisi ndjehem shumë mirë, ashtu si edhe familja ime. Jemi një familje e madhe te PSG, ashtu siç ishte edhe te Milan.

Kam kaluar tetë vite me kuqezinjtë, klubi më ka dhënë gjithçka dhe do t’i jem përgjithmonë falenderues. Ndjehem mirë te PSG, kam gjetur një ambient të jashtëzakonshme nga dita e parë. Tifozët më pritën shumë mirë dhe do të jem gjithmonë gati për të dhënë maksimumin me PSG”,- u shpreh Donnarumma

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco