U arratis në Rusi, klubi ukrainas ndërpret kontratën me lojtarin

U arratis në Rusi, klubi ukrainas ndërpret kontratën me lojtarin

14:20, 24/10/2023

Shakhtar Donjetsk, rivali i nesërm i Barcelonës në Ligën e Kampioneve, ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me lojtarin e vet Oleksandr Rosputko, lojtari i të rinjve të klubit, i cili dezertoi gjatë një udhëtimi në Belgjikë për të udhëtuar prej andej në Rusi.

“Për shkak të moskthimit të tij në skuadër dhe refuzimit të tij për të përmbushur detyrimet e kontratës së tij, Shakhtar ka ndërprerë kontratën me futbollistin Oleksandr Rsputko”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të publikuar në faqen e klubit.

Sipas mediave ukrainase, 19-vjeçari Rosputko udhëtoi nëpërmjet Stambollit për në Rusi, një vend që është në luftë me Ukrainën.

Ligji ushtarak ukrainas nuk i lejon burrat e rritur të moshës ushtarake të largohen nga vendi pa një justifikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco