Bajrami doli nga fusha i dëmtuar në ndeshjen ndaj Çekisë, ja si paraqitet gjendja e mesfushorit

Bajrami doli nga fusha i dëmtuar në ndeshjen ndaj Çekisë, ja si paraqitet gjendja e mesfushorit

10:56, 13/10/2023

Nedim Bajrami doli nga fusha i dëmtuar dhe me ndihmën e mjekëve në minutën e 67-të të ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Fantazisti nga Tetova kapi keq kaviljen gjatë një aksioni dhe menjëherë u zëvendësua nga trajneri Silvinjo për të mos rrezikuar më shumë.

Megjithatë, “Panorama Sport” mëson se nuk bëhet fjalë për diçka serioze. Bajrami është kontrolluar nga stafi mjekësor i Kombëtares edhe pas ndeshjes dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco