Skandali i basteve trondit kombëtaren e Italisë, Tonali dhe Zaniolo nën hetim

Skandali i basteve trondit kombëtaren e Italisë, Tonali dhe Zaniolo nën hetim

09:41, 13/10/2023

Nuk është vetëm mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli, në lupën e drejtësisë italiane, si i përfshirë në skandalin e basteve.

Gazetari i njohur italian Fabrizio Corona ka tronditur Coverciano-n, teksa përmendi emrat e dy yjeve të kombëtares italiane, Sandro Tonali dhe Nicolò Zaniolo si të dyshuar për vënien e basteve në platforma të paligjshme, diçka e ndaluar nga neni 24 i Kodit të Drejtësisë Sportive.

Prokuroria e Torinos ka marrë masa duke thirrur në Milano ish-mbretin e paparacëve si person i informuar mbi faktet.

Prokurorët i njihnin tashmë lojtarët e përfshirë për shkak se kishin gjetur biseda specifike në pajisjet e sekuestruara nga Fagioli në gusht.

Për këtë arsye ata kanë kryer një ndërhyrje blitz në Coverciano për të dhënë njoftimin e hetimit dhe sekuestrimin e celularëve dhe tabletave si provë elementesh, por dhe për të zbuluar ndonjë lidhje me “bastexhinjtë” e tjerë brenda kampit të axurrëve.

Ideja ishte të pritej që emrat të zbuloheshin pas ndeshjes kundër Maltës (edhe sepse Tonali dhe Zaniolo luajnë në Angli dhe kjo ishte mundësia për të folur me ta së bashku në Itali), por zbulimet e gazetarit Corona e përshpejtuan procesin.

Dje Corona u dëgjua nga prokurorët për rreth 45 minuta dhe më pas shpalli të vërteta pikante për botën e futbollit.

Në fund ai nuk bëri asnjë deklaratë por zgjodhi të shprehej në rrjetet sociale: “Një informator më zbuloi se Zaniolo kishte vënë bast për ndeshjen e Romës në Kupën e Italisë kur ishte në stol. Emrat më janë dhënë të dhëna nga burime të besueshme të cilat do t’i zbuloj sa më shpejt të jetë e mundur”.

Tonali, i cili luan për Newcastle dhe Zaniolo i transferuar te Aston Villa këtë merkato vere, janë larguar nga kampi stërvitor i Italisë pasi u tha se janë vendosur nën hetim nga prokurorët italianë.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) tha se lojtarët nuk ishin në “kushtet” e duhura për të marrë pjesë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Italisë për Euro 2024. FIGC nuk ka specifikuar se me çfarë ka të bëjë hetimi, por mediat në Itali janë të bindura se përjashtimi i dy futbollistëve të talentuar lidhet me hetimin për bastet e paligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco