FSHF bën surprizën për tifozët shqiptarë, nxjerr në shitje mbi 1 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki

FSHF bën surprizën për tifozët shqiptarë, nxjerr në shitje mbi 1 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki

21:15, 09/10/2023

Federata Shqiptare e Futbollit sapo ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për tifozët shqiptarë.

Nesër do të nxirren në shitje një numër biletash për sfidën me Çekinë, siç konfirmon faqja zyrtare FSH,org.

“Njoftojmë sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.

Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103.

Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online”, shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco