Champions/ ‘Fundoset' United, fitore me 'vuajtje' për Bayern dhe Inter

Champions/ ‘Fundoset' United, fitore me 'vuajtje' për Bayern dhe Inter

22:58, 03/10/2023

Emocione të mëdha në Champions League sonte, ku u luajtën disa ndeshje të xhiros së dytë të grupeve

Sfida mes Real Madrid dhe Napolit u mbyll me rezultatin 2-3. Të parët që kaluan në avantazh ishin italianët me Ostigard, ndërsa për spanjollët shënuan Vini Jr dhe Bellingham. Në pjesën e dytë, Napoli barazoi me Zielinski, por Real Madrid gjeti golin e tretë me një super gol të Valverde.

Inter dhe Benfica ishte një ndeshje me shumë raste nga të dyja skuadrat, por zikaltërit shpërdoruan më shumë. Golin e sfidës e shënoi Thuram, për t’i dhënë fitoren e parë skuadrës në grupe.

Bayern Munich ka mposhtur me përmbysje Copenhagen me rezultatin 1-2, ndërsa Arsenal është befasuar në Francë nga Lens me shifrat 2-1.

Manchester United është mposhtur nga Galatasaray me rezultatin 2-3, ndërsa PSV dhe Sevilla janë mbyllur në barazimin 2-2. United ndodhet në fundin e grupit aktualisht pa asnjë pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco