'Cenojnë sigurinë kombëtare’, Kosova ndalon transmetimin e kanaleve serbe ‘Arena’

'Cenojnë sigurinë kombëtare’, Kosova ndalon transmetimin e kanaleve serbe ‘Arena’

20:28, 03/10/2023

 

Komisioni i Pavarur i Mediave në Kosovë u ka kërkuar zyrtarisht operatorëve kabllorë në vend, që të ndërpresin transmetimin e kanaleve të rrjetit serb televiziv, Arena.

Në një mbledhje të Komisionit këtë të martë, kryetari i tij Jeton Mehmeti tha se është provuar që ato kanale kanë shkelur rregulloren dhe kanë cënuar sigurinë kombëtare.

“Vendimi i zyrës ekzekutive është – pas gjetjes së provave të këtyre video-mesazheve të transmetuara nga Arena përmes operatorëve të shpërndarjes të cilët janë të licencuar nga KPM-ja – që ato menjëherë ta ndalojnë transmetimin e kanaleve të Arenës, për shkak se një mesazh i tillë është në kundërshtim me rregulloren e KPM-së sepse cenon interesin nacional dhe sigurinë e përgjithshme”, tha Mehmeti.

Komisioni i Pavarur i Mediave në Kosovë kishte marrë ankesa nga shikuesit se në kanalet sportive Arena, në pronësi të rrjetit Telekom Srbija, para dhe pas ndeshjeve shfaqeshin spote të shkurtra në mbështetje të sulmit serb në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

Për ndalimin e transmetimit të kanaleve të rrjetit Arena, ka ngritur ankesë edhe kompania DigitAlb, që është zotëruese e të drejtave të transmetimit të ligave më të mëdha europiane të futbollit.

Disa ditë më parë edhe vetë Premier League dërgoi një letër zyrtare në Komisionin e Pavarur të Mediave, ku kërkoi ndaljen e transmetimit të kanaleve televizive Arena në Kosovë dhe theksoi se DigitAlb është e vetmja platformë që ka të drejtën e transmetimit të kampionatit anglez në Shqipëri dhe Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco