'Kjo nuk është e mundur', Neymar shokohet nga fusha ku duhet të luajë Champions-in aziatik

'Kjo nuk është e mundur', Neymar shokohet nga fusha ku duhet të luajë Champions-in aziatik

19:05, 02/10/2023

Është java e Kupave të Europës, por dhe më gjerë, sepse Champions League do të luhet edhe në Azi, me kampionët e shumtë që mbërritën në verë atje, gati për të dalë në fushë me skuadrat përkatëse. Nesër, e martë, 3 tetor, do të jetë radha e Al Hilalit të Milinkovic Savic, Koulibaly dhe Neymar.

 

Ata do të luajnë në transfertë kundër Nassaji Mazandaran. Objektivi për skuadrën e Jorge Jesus është të marrë fitoren e parë në këtë kompeticion, pas barazimit në debutimin e saj. Pritet që skuadra saudite të hasë vështirësitë më të mëdha për shkak të fushës.

Arsyeja? Një video është publikuar nga federata arabe në Twitter, ku tregohen kushtet e fushës, me një koment të veçantë nga vetë Neymar. Pak më shumë se 24 orë deri në fillimin e ndeshjes dhe një garë e vërtetë me kohën po konsumohet.

E kemi fjalën për përgatitjet finale në stadiumin “Azadi” për të pritur ndeshjen e Champions League me shumë kampionë në fushë. Federata e Arabisë Saudite, megjithatë, publikoi një video në Twitter ku tregon kushtet aktuale të fushës, një ditë para ndeshjes.

Punëtorët u vunë në lëvizje për të rregulluar terrenin, duke vendosur pjesë bari me dorë. I pari që komentoi ishte vetë Neymar. “Kjo nuk është e mundur”, – shkroi braziliani me disa “emoji” hutimi dhe të qeshure. Kushtet e fushës janë vërtet kritike dhe mbi të gjitha përbëjnë shqetësim serioz për ndonjë dëmtim muskulor e jo vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco