Fituan ndaj Realit në derbi, fëmijët shkojnë në shkollë me fanellën e Atletikos

Fituan ndaj Realit në derbi, fëmijët shkojnë në shkollë me fanellën e Atletikos

20:42, 25/09/2023

Alvaro Morata ka lënë shenjën e tij në derbin kundër Realit me dy gola, që kanë ndihmuar Atletikon të mposhtë rivalët e qytetit. Morata është shprehur i lumtur për këtë sukses dhe për golat e tij.

“Jam shumë i lumtur për të gjithë njerëzit, e thashë një ditë më parë në një intervistë, tifozët do të kishin rolin më të rëndësishëm dhe kështu ishte. Të gjithë së bashku, ne në fushë dhe ata në tribunë. Ne duhet kemi treguar se dimë të luajmë futboll, ne e kemi bërë shumë mirë”, ka thënë fillimisht Morata.

Më pas sulmuesi i Atletikos ka folur për peshën e tij në skuadër, duke ruajtur modestinë.

“Dua të ndihem i rëndësishëm dhe këtë vit ndihem më i rëndësishëm. Sot fëmijët shkojnë në shkollë të veshur me fanellën e Atletikos dhe të jenë krenarë për ne. Do të vazhdojmë t’i falim gëzime të tjera”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco