Theo si qen i lidhur me zinxhir, federata italiane nis hetimet për gjestin e Dumfries

Theo si qen i lidhur me zinxhir, federata italiane nis hetimet për gjestin e Dumfries

13:31, 29/04/2024

Këtë të diel pas ndeshjes ndaj Torino-s, Inter-i festoi në rrugët e Milanos titullin e 20-të kampion të Serie A.

Ndër lojtarët e “zikaltërve” vëmendje më të madhe në paradë tërhoqi Denzel Dumfries dhe një gjest aspak i hijshëm i mbrojtësit holandez.

Ai mbante në duar një baner ku e shfaqte mbrojtësin e Milan-it, Theo Hernandez si qen të lidhur me zinxhir.

Përpara këtij fakti Federata Italiane e Futbollit ka nisur hetimet për gjestin e Dumfries, i cili rrezikon të gjobitet ashtu si Theo, Maignan, Krunic e Tonali, të cilët u ndëshkuan për banerat ofendues gjatë festimeve të titullit të fituar nga Milan-i në 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco