Thiago Silva i jep lamtumirën Chelseat: Çdo gjë ka një fund

Thiago Silva i jep lamtumirën Chelseat: Çdo gjë ka një fund

13:17, 29/04/2024

“Divorci” mes Thiago Silva-s dhe Chelsea-t tashmë është zyrtar.

Mbrojtësi i kombëtares braziliane ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Chelsea-t se do të largohet nga londinezët 30 qershor, kur i skadon kontrata.

“Chelsea do të thotë shumë për mua. Erdha për të qëndruar vetëm një vit dhe përfundova duke qenë pjesë e kësaj skuadre për katër vite. Fëmijët e mi të luajë për Chelsea-n, është një krenari e madhe të jesh pjesë e kësaj familjeje, shpresoj që ata të vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në një klub ku të gjithë do të donin të ishin.

Në katër vitet e mia këtu kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por, për fat të keq çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Nuk do të thotë se kjo është përfundimtare, unë e lë ende derën hapur, shpresoj që në një të ardhme të afërt të jem në gjendje të kthehem, qoftë edhe në një rol tjetër, dashuria që ndiej është e papërshkrueshme.

Përshëndetjet janë për ata që largohen dhe nuk kthehen, por unë kam ndërmend ta rikthehem një ditë”-u shpreh Thiago Silva.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco