Allegri bën deklaratën që s’do t’iu pëlqejë juventinëve: Inter, Milan dhe Napoli janë para të tjerëve

Allegri bën deklaratën që s’do t’iu pëlqejë juventinëve: Inter, Milan dhe Napoli janë para të tjerëve

18:11, 25/09/2023

Pas disfatës së fundit ndaj Sassuolos, Juventusi do të tentojë të rikthehet sërish në rrugën e duhur.

Bardhezinjtë presin mbrëmjen e së martës në “Allianz Stadium” Leccen e Ylber Ramadanit.

Këta të fundit janë ende të pamposhtur në këto javë të para të Serie A, duke rezultuar një surprizë e bukur në Itali.

Në konferencë për shtyp, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, vlerësoi kundërshtarët, ndërsa i dha besim portierit Szczesny si dhe mbrojtësit Gatti që gabuan shumë në sfidën e fundit.

“Pres një Juventus të motivuar, të zemëruar dhe shumë të përqendruar ndaj Lecces. Duhet të kthehemi te fitoret dhe të lëmë pas atë humbje të shëmtuar me Sassuolon. Në atë ndeshje kishte shumë gabime individuale dhe episodet përfshinë Szczesnyn dhe të tjerë që vendosën edhe rezultatin e ndeshjes. Duhet kujdes me Leccen, është një skuadër e fortë, teknike dhe që ende nuk është mposhtur. Gatti duhet të harrojë gabimin sepse futbolli i njeh edhe gafat.

Më duhet të vlerësoj gjendjen e Kean, Chiesa, Vlahovic dhe Milik. Dusan është një talent i mrekullueshëm, por duhet të gjejë ekuilibrin. Futbolli nuk është matematikë dhe dikush rritet më shpejt, dikush më vonë. Maturia arrihet në moshën 26 apo 27-vjeçare.

Titulli? Inter, Milan dhe Napoli janë para të tjerëve, të paktën në letër. Ne duhet të jemi të aftë për të garuar për një nga katër vendet e para”, u shpreh Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco