Kreu i Federatës së Rumanisë: Do ketë sanksione edhe për Kosovën

Kreu i Federatës së Rumanisë: Do ketë sanksione edhe për Kosovën

17:42, 25/09/2023

Kryetari i Federatës së Futbollit të Rumanisë (FRF), Razvan Burleanu, ka lëshuar shumë akuza ndaj Kosovës, pasi përfaqësuesja rumune është gjobitur nga UEFA.

UEFA e ka gjobitur Rumaninë me 52 mijë euro për shkak të incidenteve që ndodhën në duelin e luajtur në Bukuresht kundër Kosovës.

Kjo ndeshje, që i takoi kualifikimeve për “Euro 2024” përfundoi me rezultatin 2-0, por u ndërpre për 50-të minuta në pjesën e parë për shkak të shpalosjes së mesazhit “Kosova është Serbi”. Për këtë gjobë të UEFA-s, ka reaguar edhe kreu i Federatës Rumune.

Burleanu ka thënë se as Rumania nuk pati pritje të mirë kur luajti me Kosovën në Prishtinë dhe ai pret që UEFA të ndërmarrë veprime edhe ndaj FFK-së.

“Lojtarët e Kosovës dolën nga fusha si rezultat i një protokolli të aplikuar nga UEFA, edhe pse ai protokoll nuk u ishte komunikuar të gjithëve. Kishte disa elemente të mbështetura nga mbrojtja jonë, në mënyrë që sanksioni të ishte sa më i ulët. Edhe ne, kemi pasur një trajtim krejtësisht të papërshtatshëm në Kosovë për atë që duam të promovojmë në futboll.

Kosovarët hynë në fushë duke provokuar tifozët, duke synuar që ndeshja të mos përfundonte në fushë. Kosova ose kishte sanksione për atë që ndodhi në Prishtinë, ose është në prag të pritjes së tyre”, tha Burleanu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco