Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Pochettino i lumtur për rikthimin e Brojës: Do të na shtojë cilësitë në repartin sulmues

Pochettino i lumtur për rikthimin e Brojës: Do të na shtojë cilësitë në repartin sulmues

15:39, 25/09/2023

 

Armando Broja është rikthyer nga dëmtimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave të blerta për nëntë muaj.

Sulmuesi shqiptar luajti ndeshjen e parë pas një kohe të gjatë ku u aktivizua në lojë ndaj Aston Villa. Paraqitja e Brojës ishte e mirë për rreth 20 minuta sa qëndroi në fushë.

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur me fjalë të mëdha për Brojën, ku ka thënë se sulmuesi shqiptar duhet të fitoj besimin e tij pas një kohet ë gjatë që mbeti jashtë fushave.
“Ishte mirë të shihja sërish Brojën pas nëntë apo 10 muajsh. Gjithashtu mendoj se na jep mundësinë të kemi opsione të ndryshme dhe këto mundësi janë të mira për ekipin. Por ai gjithashtu duhet të ndërtojë besimin e tij.

Ka të bëjë me të mësuarit, është i gjithë procesi. Ne jemi një ekip i ri në një proces që ata duhet ta mësojnë të gjithë së bashku. Është e vështirë të flasësh për gjërat pozitive kur humbet, por duhet të flasim për gjëra pozitive, duhet të mbajmë gjërat pozitive.

Pa dyshim që me kohë mendoj se skuadra do të performojë, por sigurisht që tani nuk mund ta fshehim situatën. Është një situatë që lëndon të gjithë tifozët, klubin, ne dhe lojtarët”, tha Pochettino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco