Superliga e Kosovës/ Llapi fiton dhe kryeson renditjen, Dukagjini merr 3 pikët e radhës

Superliga e Kosovës/ Llapi fiton dhe kryeson renditjen, Dukagjini merr 3 pikët e radhës

18:30, 23/09/2023

Llapi vazhdon me ecurinë pozitive dhe në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës fitoi 2-1 ndaj Gjilanit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18’ me Hysenin që kaloi vendasit në avantazh.

Ndërsa në minutën e 34-t Rivera realizoi golin e dytë për Llapin.

Gjilani tentoi të reagojë dhe shënoi në minutën e 90+3’, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1.

Pas raundit të gjashtë Llapi kryeson me 10 pikë, teksa Gjilani renditet në vend të tetë me katër pikë.

Dukagjini-Fushë Kosova u mbyll me fitoren minimale 1-0 të vendasve.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura pavarësisht tentativave nga të dyja anët për të gjetur golin.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 76’ me Solomon që u dha avantazhin dhe fitoren vendasve.

Pas raundit të gjashtë Dukagjini renditet në vend të shtatë me gjashtë pikë, ndërsa Fushë Kosova në vend të fundit me një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco