Premier League/ Manchester City bind edhe me 10 lojtarë

Premier League/ Manchester City bind edhe me 10 lojtarë

18:13, 23/09/2023

Manchester City e mbyll me dy gola, por me një lojtar më pak ndeshjen ndaj Nottingham Forest në “Etihad Stadium”.

Skuadra e Pep Guardiolës diktoi ritmin gjatë gjithë sfidës, ndërsa mori avantazhin në minutën e 7’ me Foden.

Vetëm shtatë minuta më pas Haaland realizoi golin e dytë për vendasit dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Fraksioni i dytë nisi me tensione, me Rodrin që mori karton të kuq në minutën e 46’ për sjellje të gabuar.

Që nga kjo minutë Manchester City mbeti me një lojtar më pak në fushën e lojës, megjithatë Nottingham nuk ia doli të shfrytëzonte superioritetin numerik dhe në fund sfida u mbyll me rezultatin 2-0.

Pas javës së gjashtë të Premier League, Manchester City kryeson me 18-të pikë, teksa Nottingham Forest renditet në vend të dhjetë me shtatë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco