Bayerni ‘makineri’ golash, rezultatet dhe renditja e Bundesligës

Bayerni ‘makineri’ golash, rezultatet dhe renditja e Bundesligës

17:48, 23/09/2023

Bayern Munich ka treguar një super formë ndaj Bochumit, duke dhuruar spektakël në “Allianz Arena”.

Skuadra e Tuchel dominoi dhe fitoi thellë me rezultatin 7-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë.

Ishte Choupo-Moting ai që nisi serinë e golave, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 4’, ndërsa në minutën e 13’ Kane shënoi golin e dytë për kampionët e Gjermanisë.

Në minutën e 29’ De Ligt realizoi sërish për bavarezët, ndërsa Sane vulosi pjesën e parë, duke realizuar golin e katërt për ekipin e tij në minutën e 38-të.

Në fraksionin e dytë Kane realizoi sërish, në minutën e 54’ nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën e 81’ ishte Tel ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës.

Në fund gjithçka u vulos nga Harry Kane, me britanikun që bëri tripletë dhe njëkohësisht shënoi golin e shtatë për Bayern Munich.

Pas javës së pestë të Bundesligë, Bayern Munich kryeson me 13-të pikë, teksa Bochum renditet në vend të 13-të me tre pikë.

Image

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco