Spanjë/ Shënon Vedat Muriqi, por Mallorca pëson pesë gola

Spanjë/ Shënon Vedat Muriqi, por Mallorca pëson pesë gola

16:30, 23/09/2023

Vedat Muriqi gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen mes Gironës dhe Mallorcas, por sulmuesi shqiptar nuk mundi të ndihmonte të tijtë të dilnin me pikë nga kjo transfertë.

Mallorca u mposht me shifrat e thella 5-3, duke koleksionuar disfatën e tretë në këto gjashtë ndeshje të para të LaLiga-s.

Në fakt, ishte Mallorca që kaloi e para në avantazh falë Muriqit. Sulmuesi realizoi në minutën e katërt nga pika e bardhë e penalltisë, mirëpo vendasit u “zgjuan” shpejt dhe reaguan ndërsa shënuan katër herë brenda 45-minutëshit të parë.

Në fraksionin e dytë, vendasit gjetën sërish rrugën e rrjetës ndërsa në fund, Mallorca shënoi edhe dy gola, por që shërbeu sa për statistikë.

Pas këtij triumfi, Girona merr momentalisht kreun e kampionatit me 16 pikë ndërsa Mallorca mbetet në vendin e 15 me pesë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco