Shpërthen viroza te skuadra shqiptare, shtyhet ndeshja e kampionatit

Shpërthen viroza te skuadra shqiptare, shtyhet ndeshja e kampionatit

16:20, 23/09/2023

Ndeshja Butrinti-Turbina, e vlefshme për javën e parë të Grupit B të Kategorisë së Dytë, e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e diel në orën 15:00 në Sarandë, është shtyrë për ditën e mërkurë në po të njëjtin orar.

Arsyeja? Klubi mik nga Cërriku, së fundmi ka bërë një kërkesë në Federatë dhe ka kërkuar shtyrjen e sfidës, për shkak të problemeve shëndetësore te skuadra e Turbinës.

Në ekip ka rënë një virozë, që shoqërohet me simptoma nga më të ndryshmet.

Kjo situatë ka marrë edhe mirëkuptimin e klubit sarandiot, ndaj është miratuar shtyrja e duelit për ditën e mërkurë në orën 15:00.

Me shpresën që kjo virozë në klubin cërrikas do të kalojë dhe dueli do të zhvillohet normalisht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco