Këputi ligamentet, trajneri i Kroacisë tregon për gjendjen e Perisic

Këputi ligamentet, trajneri i Kroacisë tregon për gjendjen e Perisic

09:07, 21/09/2023

Ivan Perisic u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale teksa sulmuesi këputi ligamentet e gjurit të djathtë në seancën e fundit stërvitore të Tottenham.

Sezoni për Perisic mund të konsiderohet i përfunduar, edhe pse 34-vjeçari do të bëjë çmos që të rikthehet të paktën në muajin prill të vitit të ardhshëm për të qenë prezent në fazën finale të Euro 2024 në Gjermani me Kroacinë e tij.

Pas dëmtimit të Perisic reagoi edhe trajneri i kombëtares ballkanike, Zlatko Dalic, i cili theksoi se do ta presë anësorin deri në momentin e fundit.

“Besoj shumë se Perisic do të jetë me ne në Europian verën e ardhshme. Tashmë na duhet të kualifikohemi edhe për të”, u shpreh Dalic në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco