Rekord i Thomas Muller në Champions, i bashkohet Ronaldos dhe Kasijasit

Rekord i Thomas Muller në Champions, i bashkohet Ronaldos dhe Kasijasit

09:03, 21/09/2023

Fitorja me shifrat 4-3 përballë Manchester United ka shërbyer për të rritur piedestalin e rekordeve në Mynih.

Konkretisht Thomas Muller regjistroi fitoren e 100-të në Ligën e Kampioneve dhe kjo e dhënë merr te tjera nuanca nëse i referohemi faktit se është finalizuar me një ekip të vetëm, ndryshe nga sa kanë bërë dy futbollistë me më shumë sfida, Kasijas (101) dhe Kristiano Ronaldo (115).

Bayerni regjistroi takimin numër 35 në Champions që nuk njeh humbje përgjatë fazës së grupeve.

Edhe Reali që mban “fronin” e numrit më të lartë të trofeve nuk e ka arritur një statistikë kaq të gjatë pa disfatë.

Interesante është edhe detaji në lidhej me Gnabrin, i cili i ka shënuar 47% të golave në Champions ndaj ekipeve angleze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco