'RedBull është në vitin 2024', Hamilton: Po eksperimentojnë ndryshimet e reja

'RedBull është në vitin 2024', Hamilton: Po eksperimentojnë ndryshimet e reja

18:46, 20/09/2023

Lewis Hamilton “ankohet” sërish për avantazhet e RedBull.

Piloti i Mercedes thekson se falë shkëputjes së madhe në klasifikim, skuderia austriake dhe Max Verstappen tashmë kanë nisur të mendojnë për makinën e sezonin të ardhshëm. Sipas britanikut ky është një luks që nuk e kanë skuderitë e tjera të cilat ende po mendojnë për sezonin aktual.

“Janë disa skuderi që kanë nisur të përmirësohen dhe të marrin frytet e punës. Por, nga ana tjetër te RedBull kanë nisur të punojnë për makinën e sezonit të ardhshëm. E shoh që ata kanë nisur nga provat për vitin 2024, në këtë moment te Redbull po eksperimentojnë ndryshimet e reja.

Nga kjo kuptohet se sa shumë para të tjerëve janë, ne të gjithë ende po mendojmë si të përmirësojmë makinën aktuale ndërsa RedBull është tashmë në vitin 2024”, u shpreh Hamilton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco