Diego Longo: Teuta nuk ka detyrim triumfin, kam skuadër me potencial

Diego Longo: Teuta nuk ka detyrim triumfin, kam skuadër me potencial

19:17, 19/09/2023

 

Tekniku i Teutës Diego Longo komentoi fitoren 1-0 ndaj Skënderbeut.

“Fitorja ndaj Skënderbeut? Faleminderit për komplimentet. Besoj se detyrim nuk ishte, por kemi detyrim të bëjmë stërvitje të mirë dhe ndeshje të mirë. Një skuadër si e jona, e re dhe me të rinj ka impenjim maksimal. Fitoret janë diçka më shumë. Skuadra si Tirana, Egnatia, Partizani apo Laçi atëherë është diçka ndryshe. Duhet të komplimentoj Arifin sepse është djalë punëtor dhe sigurisht që prisja të shënonte dhe jep maksimumin edhe pse është i ri.

Limiti i skuadrës? Limitet tona janë forca jonë. Limitet tregojnë që kemi potencial dhe një skuadër si e jona, të jep mundësi për të shkuar më para dhe nëse të tjerët kanë arritur, ne duhet të arrijmë. Sigurisht duhet që edhe protagonistët të kenë në mendje që të arrijnë limitin ose në të kundërt kthehet në diçka negative.

Humbja me Laçin dhe regjim te Teuta? Humbja me Laçin ishte e turpshme dhe sigurisht duhet sistemuar gjërat tona por nuk jemi në ushtri. Është detyrim që mendja të jetë këtu dhe të përqendrohemi maksimalisht sepse jemi ekip i ri edhe pse kemi edhe lojtarë me eksperiencë.

Zëvendësimi i Gjatës? Gjata nuk do të luante por e nxora në nxehmje që në minutën e parë. Kam besim te djali dhe ka ardhur shumë vonë, pas ndeshjes me Tiranën. Duhet shumë qetësi për t’i dhënë kohën e duhur. duhet më shumë kohë për ta pasur gati dhe i njëjti diskutim është për Allën që erdhi në skuadër vonë dhe duhet më shumë kohë për ta pasur në dispozicion.

Gjumi? Nuk do të fle as sonte dhe nuk do të fle deri në fund” – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco